MPJ konfirmon vdekjen e dy fëmijëve nga Kosova në aksidentin e komunikacionit në Serbi

26.11.2016 20:09:19

Ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se dy fëmijët që kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Suboticë të Serbisë, janë nga Kosova.

Sipas MPJ-së, dy viktimat janë shtetas të Austrisë por me prejardhje nga Kosova. MPJ ka thënë se zyra diplomatike në Beograd është duke u marrë me këtë rast.

Në këtë aksident ka humbur jetën edhe një burrë i moshës së mesme.