MPJ pranon notën verbale të ri-konfirmimit zyrtar të njohjes nga Guinea-Bissau

02.02.2018 14:11:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga ambasada e shtetit të Guinea-Bissau në Bruksel, nëpërmjet të cilës ri-konfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 janar, 2011.

Konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë, pasi që zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte prezantuar notën verbale në njërin nga emisionet televizive në vend.

Guinea Bissau është një shtet, që shtrihet në Afrikën Perëndimore me një popullsi mbi 1,7 milion banorë.