MPMS: Pako me ushqime dhe me dhurata për komunitetet rome, ashkali dhe egjiptase

22.12.2016 10:57:00

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpërdarë mbi 50 pako ushqimore  dhe mbi 100 pako dhurata me rastin e festave të fundvitit për familjet skamnore të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas.

Zv/ministri Rahmani  tha se MPMS-ja është e gatshme që gjithmon të mbështesë komunitetet pakicë në kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete.

“Ne si MPMS nuk është hera e parë dhe e fundit që po mbështesim këto komunitete.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përkrahur shumë dhe në çdo kohë komunitetet pakicë, jo vetëm në aspekte humanitare e sociale, por edhe në atë të punësimit”. Në të gjitha këto aktivitet, zv/ministri​ Rrahmani, tha se ka pasur çdo herë përkrhaje dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrin Arban Abrashi.

Ai ka premtuar se mbështetja institucionale e komuniteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.