MPMS thirrje bizneseve për aplikim në projektin “Dil nga sociali”

09.12.2016 11:10:52

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe Ministria që drejton kanë bërë thirrje edhe një herë për bizneset që të aplikojnë në projektin e punësimit të shftytëzuesve të ndihmës sociale të kategorisë së dytë, me sistem bashkësubvencinimi të pagave. Projekti “Dil nga sociali”, është projekt që synon punësimin e përfituesve të ndihmës sociale, me ç’rast MPMS do të participojë në pagat e të punësuarve në biznese private në shumën prj 130 eurove, duke ua lehtësuar bizneseve çështjen e pagave për këta të punësuar. Detaje më të plota ka në Thirrjen që MPMS ua ka bërë bizneseve.

“THIRRJE PËR APLIKIM

Ministria e Punes dhe Mirëqenies Sociale do të realizoj projektin “Ngritja e kapaciteteve për tregun e punës të punëkërkuesve të asistencës sociale kategoria e II-të, si dhe të ndërmjetësimit në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave”, ka për qëllim të mbështesë tranzicionin e punëkërkuesve të kategorisë së dytë të ndihmave sociale në drejtim të punësimit të qëndrueshëm në partneritet me sektorin privat. Për këtë qëllim, MPMS-së fton të gjitha ndërmarrjet me apliku me vendet e lira të punës për të marrë kandidatë në kuadër të programit të subvencionimit të pagave. Programi i subvencionimit të pagave si masë e tregut të punës synon të krijoj mundësi punësimi për punëkërkuesit duke subvencionuar punëdhënësitë që dëshirojnë t’i rekrutojnë ata në periudha afatgjate. Punëdhënësi dhe kandidati duhet të lidhin kontratë pune në kohëzgjatje 12 muaj. Kohëzgjatja e subvencionimit nga MPMS-së do të përcaktohet varësisht nga buxheti nacional i MPMS-së për masat aktive të tregut të punës, por nuk do të jetë më pak se 6 muaj. Vlera e subvencionimit për muaj për punëdhënësitë do të jetë 130 euro. Numri maksimal i kandidatëve që mund të vendosen me një kompani apo ndërmarrje do të jetë: 5. Sektorët me prioritet në përzgjedhjen e kompanive apo ndërmarrjeve që do të përfitojnë nga projekti janë: Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit; TIK së bashku me kontraktimin e procesit të biznesit dhe sektorin e qendrave për mbështetjen e klientëve; Industria e përpunimit të metaleve; Industria e tekstilit; Turizmi; dhe, industria e përpunimit të drurit. Mirëpo sektorët tjerë nuk janë të përjashtuar. Projekti targeton përfituesitë e ndihmave sociale kategoria e II-të ata të cilët kanë profile dhe mund të ndërmjetësohen direkt në punësim, ndërsa ata të cilat janë të pakualifikuar do të marrin pjesë në aftësime profesionale në Qendrat e Aftësimeve Profesionale dhe pastaj do të ndërmjetësohen në punësim.

Afati i aplikimit: 10, nëntor – 10, dhjetor, 2016.

Vendi i aplikimit: Zyra e Punësimit në komunen ku vepron ndërmarrja.

Kohëzgjatja e projektit: 01, shkurt, 2017 – 31, janar, 2018.”