Mposhtën 3-2 Bayernin, Pochettino tregon ‘çelësin’ e suksesit të PSG

08.04.2021 11:44:29

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur pas ndeshjes për Sky Sport, pas fitores qw skuadar e tij mori ndaj Bayern Munih.

Argjentinasi u ndal i kënaqur me rezultatin, por e pranoi se skuadra e tij kishte pak fat.  “Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, kampionë në fuqi të Evropës. Ne e ndihmuam shumë njëri-tjetrin, patëm pak fat, gjë që është e domosdoshme në këto ndeshje”.

Ne gjithashtu kemi pranuar shumë, por duhet të jemi të kënaqur me avantazhin e vogël që kemi. Kjo është meritë e ekipit, virusi ka ndryshuar futbollin dhe ka ndryshuar jetën tonë. Situata të vështira mund të ndodhin”.

Kylian Mbappe sipas Pochettinos mund të luajë kudo të fushë.

“Mbappe? Ai ka aftësinë dhe shpejtësinë për ta bërë këtë, ai ka talent dhe mund të luajë si sulmuesi qendror, por edhe anësor, apo sulmuesi i dytë. Ai ka një qëndrim pozitiv dhe nëse e mban atë mund të luajë në çdo rol ”. Pastaj Pochettino u ndal te ndeshja e kthimit, duke thënë se Bayerni do ta bëjë skuadrën e tij të vuaj.

“Jo shumë, Bayern do të na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një performancë më të mirë me një rezultat edhe më të mirë”, ka thënë ai.