Mposhtet United, por siguron finalen

26.01.2017 23:23:30

Manchester United është mposhtur 2:1 nga Hull City në EFL Cup, por është kualifikuar në finale.

Djajtë e Kuq u mposhtën 2 me 1 ndaj Hull Cityt në stadiumin “KCOM”. Golat në këtë përballje mjaftë interesante i shënuan: Huddlestone dhe Niasse, ndërsa të vetmin për mysafirët, Paul Pogba.

Edhe pse u mposht ekipi i Jose Mourinhos është kualifikuar për në finale ku do të përballet me Southamptonin i cili e eliminoi Liverpoolin mbrëmë.