Mposhti Anthony Joshua-n kohë më parë/ Transformimi drastik i boksierit mbipeshë Andy Ruiz

31.03.2021 20:19:55

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Andy Ruiz është duke vazhduar të stërvitet me intensitet të lartë dhe e tregon më së miri transformimi i tij trupor.

Boksieri 31-vjeçar do të ndeshet me Chris Arreola, aty ku do të jetë ndeshja e tij e parë, që kur humbi titujt WBA, WBO dhe IBF, në rindeshjen ndaj Anthony Joshuas në dhjetor të vitit 2019.

Ruiz ishte mbipeshë në atë takim, mirëpo ai tani ka filluar të fokusohet më shumë në këtë pjesë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se si ka arritur të ndryshojë meksikano-amerikani.