Muhamet Hamiti: Rënia e Telekomit si fatkeqësi natyrore

 

Është e habitshme se si klasa politike pushtetore e Kosovës po përpiqet ta paraqesë rënien e pritshme të Telekomit si një fatkeqësi natyrore, një si ’force majeure’. Po do ta paraqesë establishmenti pushtetor plaçkitjen e keqmenaxhimin që i ka bërë vetë sistematikisht një resursi të rëndësishëm kombëtar si një zezonë që ka ardhur nga një fuqi e mbinatyrshme. Madje pret që dikush edhe t’i besojë kësaj klase kleptokratike. Çudi!