Muhamet Mustafa kërkon hetim të fletëvotimeve të pavlefshme

15.06.2017 01:17:04

Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme (52.500) ka shtyrë profesor Muhamet Mustafën të kërkojë publikisht që të hetohet si fenomen i tillë shqetësues.

Ndër tjerash, profesor Mustafa kërkon të hetohen shkaqet, të hetohet shtrirja territoriale, cilën parti apo koalicion ka dëmtuar më shumë etj., dhe fton të gjithë kandidatët ta bëjnë edhe zyrtarisht kërkesën për hetim.

Ky është postimi i profesor Muhamet Mustafës:

HETIM PER VOTAT E PAVLEFSHME

Kerkoj publikisht nga KQZ dhe DnV qe te bejne nje auditim detaj dhe profefsional ( qe mund te kosntatoje edhe fabrikimin eventual) dhe te sqarjne burimin dhe shkaqet se pse kemi nje numer kaq te madh votash te pavlefshme. Pak me pak se 10% vota te pavlefshme mund ta deformojne rezulatetin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve. Duhet te konstatohet sa vojon :
(1) Cilat jane shkaqet qe kane bere te shpallen kaq shume vota te pavlefshme, cilat jane gabimet teknike dhe cila eshte natyra e tyre?
(2) A ka mundur qe gjate numrimit te votave te shtohet numri i votave te pavlefshme dhe si ka qene kjo eventualisht e mundur ?
(3) Cila apo cilat Koalicionie/ Parti ose eventualisht kandidate
per deputete kane qene me te demtuar me kete numer kaq te madh te votave te pavlefshme?
(4) A eshte proporcionale shtrirja gjeografike e votave te pavlefshme apo kemi nje koncentrim me te madh te ketyre votave ne rajone ?

Kete postim po e baj ketu ne forme te fteses publike, por ftoj te gjithe koleget e mije kandidate qe kete ta bejeme edhe zyratrisht. Kete mund ta beje edhe DnV. Aq me pare kur kjo organizate ende nuk e ka sqaruar kete fenomen.