Muhamet Mustafa: Kredibiliteti i munguar i propozimit të Vuçiqit për unionin doganor në Ballkanin perëndimor

20.02.2017 20:45:28

Prof. dr. Muhamet Mustafa ka trajtuar propozimin e kryeministrit të Serbisë, Vuçiq për një union doganor në Ballkanin perëndimor.

Në një postim në facebook, prof. dr. Mustafa trajtimin e tij e mbështet në mungesën e kredibilitetit të Vuçiqit për të bërë propozime të tilla.

Për këtë, prof. dr. Muhamet Mustafa ka parasysh faktin se Serbia ende ka qasje të viteve ’90 ndaj realiteteve të krijuara në Ballkanin perëndimor e që ka bërë që të ketë probleme thuaja me të gjithë.

Më pastaj, prof. dr. Mustafa përmend disa aspekte të pengesave që Serbia i bën Kosovës qoftë në eksport-importin e mallrave mes dy vendesh, qoftë në anëtarësimin e KOSST në organizata përkatëse etj.

Ky është postimi i plotë i prof. dr. Muhamet Mustafës:

Në kushte normale  secili propozim për avasimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe në kuadër të rajoneve të caktuara do të ishte i mirëseardhur.  Mirëpo secili propozim i  një natyre të tillë mund të ketë sukses vetëm nëse bartësi dhe inciatori ka kredibilitet që do ta mbështeste atë propozim. E kredibiliteti i Vuçiq për një propozim të tillë është shumë I diskutueshëm. Serbia , përkatësisht qeveria e saj ende nuk është akomoduar me realitet e reja në Ballkan, duke  vazhduar që këto realitete ti kundrojë me një doptri të viteve  90’ të shekullit të kaluar. Për këtë shkak , Serbia ka problem në marrdhëniet thuaja me të gjithë fqinjtë, ndaj para se të bëjë propozime të kësaj natyre duhet të ndryshojë qasjen dhe  të promovojë  marrëdhënie fiqinjësore të barabarta dhe mirëkuëtimi me fqinjtë.

Serbia, përkatësisht qeveria e saj ende po  pengon  zhvillimet  normale të marrdhëneieve ekonomike  me Kosovën. Ajo po pengon marrëdhënjet tregtare dhe këmibimin e  mallrave dhe lëvizjen e lirë. Eksporti i Serbisë  në Kosovë është afro 400 milion Euro, kurse eksporti i Kosovës në Serbi rreth 15 milion Euro. Eksporti i Kosovës në Shqipëri është  rreth 40 milion Euro, e ne kundërshtim me këtë situate,  tregu  i Serbisë ka ptencial më të madh se sa ai I Shqipërisë 3-4 herë  , që do të thotë se Kosova në kushtet e tregtisë së lire do të duhej të eksportonte në Serbi 3-5 herë më shumë se sa eksporton  tash.  E, kjo nuk  po ndodhë për shkak të shumë barierave të dukshme dhe të padukshme që bën qeveria serbe.  Qeveria e Serbisë po pengon  ka disa vite,  bile edhe tash pas nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse në bisedimete Brukselit, antarësimin e KOSTT në asociacionin e operatorëve të sistemeve elektroenergjetike ETNOS-E . KJo po ndikon në humbjen e dhjetra million Eurove tek operatori i KOSTT  dhe operatorit të Shqipërisë. Investimi në Intekonjekcionin 400 KV  midis Kosovës dhe  Shqipërisë për këtë shkak nuk mund të vehet në përdorim të plotë . Këta janë vetëm dy shembuj se pse Serbisë dhe vetë Vuçiq  i mungon  kredibiliteti për propozime të tilla të avansuara. Ndaj Kosova , pa humbur kohë me blofe të tilla si ky I Vuçiq,  duhet të zhvillojë dhe avansojë marrëdhëniet ekonomike me fqinjtë e vet, para së gjithash të krijojë union doganor me Shqiperinë . Me Srbinë Kosova duhet të aktivizojë instrumente të mbrojtjes së interesave ekonomike  mbi parimet e reciprocitetit dhe masa të tjera. `