Muhamet Mustafa: LDK e përkushtuar për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës!

09.05.2017 19:58:48

Në fund të një dite dinamike gjatë të cilës pati zhvillime shumë të ngjeshura të ambasadorit të SHBA-ve, Greg Delawie me zyrtarë të lartë shtetërorë, me kuvendarë të partive të ndryshme dhe që u bënë në kontekst të nevojës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, profesor Muhamet Mustafa ka shprehur edhe një herë përkushtimin e GP të LDK-së për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, edhe në raport me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“GP I LDK I VETEDIJSHEM PER PERGJEGJESINE DHE MOENTUMIN DELIKAT
Biseda e sotme me Ambasadorin e SHBA dhe Ambasadoren e BE ne grupin Parlamentar konfirmoi edhe njehere perkushtimin e LDK per te forcuar pozicionin nderkombetar te Kosoves ne tabanin veriatlantik edhe neeprmjet reatifikimit te demarkacionit me Maline ZI. Biseda ishte hapur dhe miqesore , serioze dhe me efekt pozitiv. Grupi parlamentar I LDK do te jete ne nivel te pergjegjessise ndaj vendit dhe interesave te qytetareve e partenritetit me SHBA dhe BE, ne keto kohe delikate duke shmangur tendencat per destabilizim te vendit, sipas shembullit te disa vendeve fqinje.” – thuhet në postimin e profesor Muhamet Mustafës në facebook.