Muhamet Mustafa për aksionin ushtarak të NATO-s: Moment madhështor për Kosovën në kapërcimin e vetmisë

24.03.2017 20:46:33

Profesor Muhamet Mustafa, në frymën e librit të tij “Kapërcimi i vetmisë”, e ka trajtuar aksionin ushtarak të NATO-s, sepse me këtë rast, Kosova ka shënuar një moment madhështor në kapërcimin e vetmisë, dhe është bërë pjesë e partneritetit veriatlantik.

“DITA KUR U “ KAPERCYE VETMIA”

Akcioni ushtark I NATO-s kunder ushtrise e policise okupuese te Serbise ne Kosove shenon nje moment madheshtor kur Kosova kapercen vetmine dhe behet pjese e partneritetit Veriatlantik. Tash eshte pergjegjesia jone qe ta bejme shtetin demokratik, prosperues ku te gjithe kane shansa te barabarta . Ky mbetet ideal, edhe per ne sot , si I shume gjeneratave para nesh mbi perpjekjet dhe heroizmin e te cileve eshte ndertuar liria jone. E partneriteti Veriatlantik eshte edhe sot po aq I rendesishem per te mbrojtur lirine , pavaresine e demokracine tone ne boten dhe rajonin e trazuar rreth nesh. Ndaj nuk kemi nevoje per akcione deshpruese qe na shpiejne perseri tek vetmia.” – thotë profesor Muhamet Mustafa në postimin e tij në facebook.