Muhamet Mustafa përgënjeshtron me fakte Behxhet Pacollin

21.10.2016 12:25:13

Prof. dr. Muhamet Mustafa i është kundërpërgjigur Behxhet Pacolli pas akuzave që ky i fundit ka bërë ndaj tij për bllokim të projektligjit për Trepçën para disa vitesh. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, Behxhet Pacolli ka thënë se sikur mos të ish bllokuar projekligji i tij për Trepçën, kjo e fundit do tëishte funksionale që më 2013. Z. Pacolli, në legjislaturën e kaluar ka qenë zëvendëskryeministër, kurse Fadil Ismajli ka qenë ministër i linjës nga partia e Pacollit. Për bllokimin e projektligjit për Trepçën, përveç të tjerëve ka akuzuar edhe prof. dr. Muhamet Mustafën, i cili në fakt ka merita të mëdha për punën e madhe që është bërë në rrumbullakësimin e projektligjit për Trepçën dhe për miratimin e tij në Kuvend. Nga ana e tij, prof. dr. Muhamet Mustafa brena një kohe të shkurtër ka reaguar duke e përgënjeshtuar me fakte atë që ka thënë Behxhet Pacolli, duke e dëshmuar të kundërtën.

Më poshtë është reagimi i djeshëm, z. Mustafa, dhe plotësimi që ka bërë sot edhe me stenogramin nga seancat kuvendore të kohës.

“BP PERSERI SHMANGET NGA FAKTET

Nëse media të caktuar kanë për qëllim të informojë drejt lexuesit ( shikuesit) e vet bëjnë mirë që “zbulimet” e B. Pacollit ti verifikojnë, ose të kërkojnë edhe mendimin e të apostrofuarve para se ti publikojnë . Në tekstin e publikuar më poshtë ( pjesërisht të emituar edhe sonte ne lajmet e Klan Kosoves) nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam penguar asnjëherë ndonjë Ligj të propozuar per Trepcen nga BP në procedurë parlamentare. E vërteta është se diku ne pranverë të vitit 2013 , me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK , pas një debati tërëditor për Trepçën është aprovuar një Rezolutë e cila ka obliguar qeverinë që mbrenda tre muajsh të procedojë një Ligj për Trepçën . për statusin dhe organizimin e saj. Me një vonësë prej më shumë se një viti Qeveria , ku ka qenë ai Zëvendës Kryeminister, ka sjellë një Ligj me 4 nene dhe atë jo për Trepçën , por për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, ku Trepça nuk përmendet fare. Ai Ligj , ka ardhë pra tepër vonë , pak para shpalljes se zgjedhjeve parlamentare 2014. Ndonëse ka pasur vërejtje se aty Trepça nuk rregullohet si duhet, duke qenë se mundësonte që ndërmarrjet shoqërore ( pra edhe Trepça) të nxirren nga administrimi i AKP , ligji është përkrahë në parim dhe ka kaluar leximin e parë, por në kohen kur u dashtë të kalohet në lexim të dytë është shpërndarë Kuvendi dhe ka mbetur i paaprovuar. Në fillim të mandatit Qeveria e re, ne janar te vitit 2015 ,edhe ne presion te Kohës , ka ndryshuar ligjin që kishte venë afate që mund ta dërgonin Trepçën ne likuidim, dhe menjëherë ka proceduar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike. Ku ka hapur mundësitë që ndërmarrjet shoqërore , ose pjesë të tyre, mund të nxirren nga administrimi i AKP ( deri këtu pak a shumë ngjashëm me atë që kishte propozuar BP), por për dallim prej tij gjithashtu ka obliguar me Ligj Qeverinë që për Trepçën të nxirret Ligji i veçantë. Dhe kjo pikërisht ka ndodhë tash, Synimi ka qenë që ky Ligj të vie më shpejtë , por megjithatë Ligji ka dhënë përgjigjet e duhura para një situate kritike. Sa për cilësinë e këtij Ligji të aprovuar dhe atij të utur në[ procedurë nga BP, nuk po them asgjë, kuriozet mund ta gjejnë atë draft Ligj ( është në arkivin e Kuvendit) dhe ta krahasojnë me këtë të aprovuarin. U ndala pak më shumë në këto detaje sepse opinioni duhet te informohet saktë e pa mjegull. Kjo që po thotë BP dhe kjo që po deklaroj unë në këtë sqarim mund të verifikohen nga evidenca e Kuvendit e cila është publike , e besoj se edhe stenogramet janë publike.
Edhe pjesa tjetër e deklaratës së BP nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë deputet i AKR. Me E15 , së bashku me disa subjekte tjera me AKR kemi qenë pjesë e “Koalicionit për Kosovë të Re (KKR)” deri në tetor 2012. Pra diçka më shumë se një vit e gjysmë. Por kur Koalicioni qeveritar , ku ishte edhe KKR u shmang nga programi që e kishim dakorduar, veçmas në çështjet e privatizimit dhe rolit të Kuvendit me sjelljet në të ne, në E15 kemi vendos që të dalim nga ai Koalicion. Nuk di pse ai e quan këtë “ilegale” , kur ne kemi pas një marrëveshje për parimet dhe politikat , nga e cila mund të shihet se AKR nuk i është përmbajtur. Ne fund mund te them se BP është një ish President dhe një ish Zëvendës Kryeminisër që është preokupuar me çështjen e Trepës, por gjatë gjithë mandatit të tij , me shumë se tri vite nuk ka arritur të bëjë më shumë se një draft Ligj me 4 nene ( fatin e të cilit e sqarova) dhe një prezentim në Power ponit. Po nuk mund të mohohet se ka bërë shumë zhurmë dhe PR por rezultate i munguan. Unë nuk i kam bërë asnjë pengesë as atëherë as më vonë. Nuk di se pse në mënyrë jokorrekte po i kthehet kësaj teme , fatkeqësisht shpesh edhe në nivel të një spekulimi. Ai duhet të analizojë më mirë arsyet e mos suksesit të tij në qeverisjen e kaluar lidhur me këtë çështje.

***

Projekti i Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndërmarrjet publike për të cilin flet Pacolli ka ardhë në lexim të pare në senacen plenare me 10 Prill 2014. Nga dokumentacioni shihet se unë nuk kam qenë preznet në ate mbledhje ( mund te kem qenë në udhëtim, ngase nuk kam marrë pjesë në asnjë nga pikat e rendit të ditës) , por Grupi Parlamentar I LDK e ka mbështetur atë Projekt të Ligjit , për hir të lëvizjes nga statu kousë. Në atë kohë deputeti i LDK Lutfi Zharku ( ne emr te Grupit) ka dhënë disa vërejtje të rendësishme ( shih transkriptin e mbledhjes 10.04.2016) , por edhe ai edhe pjesa dermuese e LDK e kanë votuar Ligjin : 12 per, 2 abstenim, 1 kunder. Në saje të kësaj Ky Projekt Ligj është aprovuar në parim në votimin ku kanë marrë pjesë 61 deputetë 45 për ( koalicini qeveritar dhe LDK) 10 kunder ( krysisht VV) dhe 6 abstenim. Pra ajo që thotë BP është e paskaktë, as unë e as LDK nuk e kemi pernguar Ligjin, përkundrazi! ( shih votimin elektronik për këtë pike te rendit të ditës ).Se unë në fakt kam bërë të kundërten e asaj që thotë BP dëshmon edhe një pyetje parlamentare që kam bërë me 23 janar 2014 dhe 30 janar 2014. Të tjerat I kam thenë në postimin paraprak ( shih transkriptin e tyre mbledhjeve). Për hir të opinionit po jap edhe këtu në vazhdim :

Data: 23 janar 2014
Unë po e bëj pyetjen, edhe pse ministri nuk është këtu, për shkak se çështja është mjaft urgjente dhe shpresoj që deri në mbledhjen e ardhshme edhe do të merren masa dhe do të marrim përgjigje nga ai. Vitin e kaluar, para nëntë muajve, Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e LDK-së, ka debatuar lidhur me situatën në ‘Trepçë’ dhe midis tjerash ka rekomanduar që brenda një periudhe tremujore Qeveria të përgatisë dhe të sjellë në Kuvend për aprovim një ligj të veçantë për këtë ndërmarrje, që do ta nxirrte atë nga një situatë shumë e rëndë dhe e paqartë. Ky ligj ende nuk ka ardhur në procedurë, edhe pse afati siç po shihet ka kaluar për më tepër se 6 muaj. Nga mediat mund të kuptohet se Ministria është duke e përgatitur një ligj, por në vend të ligjit të veçantë po e përgatit një ligj që të bëjë amendamente në Ligjin për ndërmarrjet publike. Në anën tjetër, këto ditë në media dolën informata për një aktivitet paralel të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila si duket do ta angazhojë një kompani, do ta kontraktojnë një kompani të jashtme për ristrukturimin e ‘Trepçës’, ku madje kanë shprehur interesim rreth 40 kompani të jashtme dhe si duket është para kontraktimit. Pra, e kemi një aktivitet paralel, një situatë të paqartë, që mund të krijojë pasoja të rënda për iniciativat që ka nisur Kuvendi dhe LDK-ja. Kërkoj nga ministri i Zhvillimit që ta sqarojë këtë situatë, çfarë po përgatit Qeveria, çfarë po bën AKP-ja, cilat janë orientimet dhe çfarë do të ndodhë rreth ‘Trepçës’? Kjo është çështje shumë urgjente. Faleminderit!
Data 30 janar 2014
Po, unë e kam lexuar edhe pyetjen në seancën e kaluar, për arsye se kam konsideruar që çështja është shumë urgjente dhe sot e kemi ministrin këtu.
Pyetja ka të bëjë me vonesën në realizimin e rekomandimit të Kuvendit të Kosovës, ne kemi debatuar para nëntë muajsh lidhur me “Trepçën” dhe një nga rekomandimet ka qenë që Qeveria duhet brenda 3 muajve të sjellë Ligjin për “Trepçën”. Kanë kaluar 9 muaj, ne po e dimë që ka disa diskutime, ka disa përgatitje, po situata është ndërlikuar mjaftë kohëve të fundit, për arsye se paralelisht me Ministrinë, po punon edhe AKP-ja e cila po angazhon kompani për ristrukturim apo menaxhim të “Trepçës” apo nuk di çka krejt ka në atë pako. Dhe, unë jam i shqetësuar nga këto veprime paralele, jam i shqetësuar për vonesën e ligjit edhe tash po dëgjoj se do të jetë vetëm një amendament, apo dy apo sa, s’di të Ligjit për ndërmarrjet publike. Prandaj, lusim ministrin që të na i sqarojë këto çështje. Domethënë, nën 1, pse është vonuar ligji, çfarë ligji po na përgatitni ta sillni në Kuvend dhe 2, çka po ndodh në AKP rreth “Trepçës” dhe cilat do të jenë pasojat e këtyre vendimeve, që po merren në AKP për intencat e juaja që “Trepça” të vihet nën ingerenca të Kuvendit dhe Qeverisë?
Faleminderit!

KRYETARI
Ministër, e ke fjalën.
FADIL ISMAJLI
Të nderuar deputetë të Republikës së Kosovës!
I nderuar kryetar,
Të nderuar kolegë ministra,
Zëvendëskryeministra,
Misionet e Kosovës janë në fazën e përgatitjes së bazës së qartë legjislative dhe politike sektoriale me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të sektorit minerar, që do të mundësojë ristrukturimin e sektorit ekzistues minerar, në të cilin hyn edhe “Trepça”. Kjo do të mundësojë krijimin e perspektivave të reja për shfrytëzimin, përpunimin e resurseve minerale. Valorizimi i resurseve minerale nënkupton vendosjen e resurseve minerale të Kosovës, posaçërisht ato të linjitit dhe të xeheve të plumbit dhe zinkut.Në objektivin 1.2 hartimi i politikave zhvillimore për sektorin mineral të strategjisë
minerare, ndër masat për realizimin e këtij objektivi në pikën 1.2.3 parashihet:
Ristrukturimi i sektorit mineral me qëllim të rehabilitimit dhe modernizimin e aseteve ekzistuese për të siguruar shtimin e prodhimit dhe përpunimit të resurseve minerale në vend. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet riorganizimit të “Trepçës” në harmoni me interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Për këtë qëllim Kuvendi i Republikës së Kosovës ka autorizuar Qeverinë që të nxjerrë Ligjin për “Trepçën” në bazë të këtij rekomandimi. Zyra Ligjore e Kryeministrit më 30 prill 2013, me numër protokolli 928, ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ndërmerren hapat përkatës për hartimin e Projektligjit për “Trepçën”. Sipas Rregullores nr. 09/2011, Ministria e Zhvillimit duke pasur në konsideratë kornizën institucionale dhe ligjore, si dhe duke marrë parasysh se “Trepça” nën administrimin e AKP-së, ka kompleksitet të veçantë, me qëllim të themelimit të kornizës ligjore për rregullimin e ushtrimit të të drejtave pronësore në këtë ndërmarrje, në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare, rrjedhimisht për të realizuar këtë qëllim, ka themeluar grupin punues të ekspertëve për hartimin e Projektligjit për “Trepçën”.
Grupi punues përbëhej nga ekspertët e shumë institucioneve, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, nga vetë AKP-ja, Fakulteti i Gjeo-shkencave, Teknologjisë dhe të tjerë, Ministria e Planifikimit Hapësinor e kështu me radhë. Grupi punues i themeluar më 14 gusht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, pas disa takimeve të mbajtura ka ofruar dy mundësi apo modalitete, si në vijim:

Nën 1, propozim- ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet
publike; si dhe apo pika 2, hartimi për Projektligjin për “Trepçën”. Megjithatë, grupi punues pas konsultimeve me ekspertë të tjerë si dhe me ekspertë
juridikë, mendon se alternativë e parë e cila nënkupton që çështja e Ndërmarrjes “Trepça” të rregullohet përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për ndërmarrjet publike, është më e shkurtër… (Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI
Jo, koha është e precizuar në 3 minuta. Deputet, ke pyetje shtesë?

MUHAMET MUSTAFA
Nuk mora një përgjigje. Edhe pse 3 minuta, sigurisht ministri
s’pati mundësi t’i lexojë krejt, se për tre minuta s’mund të koncentrohet në pyetje, po na foli për strategjinë e mineraleve. Unë s’kisha pyetje për strategji.
Ajo që mua më intereson, është çka po ndodh dhe a është e koordinuar kjo që po ndodh në AKP me kontraktimin dhe angazhimin e parasë publike për kontraktimin e një firme të huaj, prej 9 firmave, njëherë kanë qenë 40 tash janë 9, për ta menaxhuar dhe ristrukturuar “Trepçën”?
A janë këto aktivitete të dyfishta dhe a janë të koordinuara? Kjo është çështja për mua esenciale.
Dhe 2, a është më mirë ky ligj apo ai ligj, do ta shohim kur të vijë, edhe pse unë jam
skeptik se të gjitha çështjet që ne kemi kërkuar të rregullohen me ligj, mund të futen me Ligjin për ndërmarrjet publike. Ndoshta, atje mund të futet që “Trepça” del këtu, por ju lutem, Kuvendi ka kërkuar një ligj të veçantë për “Trepçën”, i cili do ta rregullojë “Trepçën” në mënyrë komplekse.
Prandaj, ju lutem nëse mundet ministri shkurt të na përgjigjet në këtë pyetje.
KRYETARI
Ministër, e ke fjalën.
FADIL ISMAJLI
Mirë që ma dhatë rastin të vazhdoj.
Atëherë, sigurisht i keni parë dhe mediat, dje ka kaluar koncept-dokumenti në Qeveri për hartimin e ligjit dhe unë jam i bindur që gjatë muajit shkurt do të jetë këtu në Qeveri, propozimi për aprovim nga Kuvendi.
Pika e dytë, sa i përket AKP-së, Qeveria e kushtimisht as Ministria e Zhvillimit
Ekonomik nuk ka kompetenca mbi AKP-në. Përkundër kësaj, unë si ministër i Zhvillimit Ekonomik kam ftuar në bisedë kryesuesin e AKP-së me sugjerim dhe me këshillë që ta ndërpresë atë proces që në fillim, shumë më herët. Pastaj kanë pasuar dy shkresa, njëjtë me kërkesë se nga Kuvendi kemi një kërkesë për ligjin, të cilat përgjigja është kthyer se ata kanë obligim ligjor.
Po ju them këtu para deputetëve, nuk kanë obligim ligjor ta bëjnë këtë që po e bëjnë, sepse në ligj nuk shkruan duhet ta bëjnë, por thuhet mund ta bëjnë. Duke pasur parasysh këtë që jemi duke bërë, ata duhet ta ndërpresin këtë proces.
Dhe, se fundi, më 29 nëntor ju kam drejtuar edhe këtij Parlamenti, respektivisht
kryesuesit dhe Kryesisë së Parlamentit, që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre, si juve si Kuvend mbi AKP-në dhe ta ndërpresin këtë proces, sepse në këtë moment, derisa jemi duke punuar në ligjin, mendoj se janë dy procese paralele, që nuk e plotësojnë njëra- tjetrën. Prandaj, këtu e keni fjalën ju. Ju falënderoj për këtë.

KRYETARI
Pra, vazhdojmë edhe pse në ligj nuk duhet të jetë “mund”, në ligj duhet të
jetë “duhet”. Në rregull, unë po them qysh duhet të jetë ligji.

Deputeti Muhamet Mustafa, pyetje për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.
Zëvendëskryeministri s’është këtu. Do ta bësh pyetjen? Urdhëro!

MUHAMET MUSTAFA
Mirëpo, ju lutem këtë që tha tash në fund ministri, është dashur
ta thotë në fillim dhe të na linte kohë për të diskutuar, është shumë shqetësuese kjo për “Trepçën”, andaj duhet parë çka po ndodh atje, sepse mund të kemi pasoja.”