Muhamet Mustafa: Prishtina ‘89 = Prizreni ‘45!

23.03.2017 13:46:45

Profesor Muhamet Mustafa ka kujtuar 23 marsin e vitit 1989, ditën kur është hequr autonomia e Kosovës nga Serbia, me një fragment nga libri i tij “Kapërcimi i vetmisë”, në të cilin këtë akt kundërshqiptar, e ka krahasuar me Kuvendin e Prizrenit të vitit 1945, kur Kosova u detyrua të mbetej në shtetin sllavokomunist. Në të dy rastet ishte dhunuar institucioni i Kuvendit, duke u detyruar dhunshëm për të votuar në kundërshtim me vullnetin e tij dhe të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë fragmentin nga libri “Kapërcimi i vetmisë”, i profesor Muhamet Mustafës:

(Sot e 28 vjet me pare , 23 Mars 1989) : Fragment nga “Kapercimi i vetmise”, botuar nga UET Press Tirane, 2016)
… Televizioni e transmetonte këtë ngjarje. Salla ishte mbushur përplotë me deputetë e të atillë që ishin ftuar si mysafirë por më kanë thenë se brenda kishte pasur edhe agjentë sigurimi. Jashtë ndërtesa ishte e rrethuar nga policia dhe tankset. Shantazhi dhe frikësimi dhe presioni politik kishte arritur në apsurd. Vukasin Jokanovic, kryetar i Kuvendit, funksionar serb që vinte nga Gilani, me përvojë të gjatë në politikë, një nacionalist e shovenist mjaft i rafinuar, hapi mbledhjen me rendin e ditës: Dhënia e pëlqimit për amandamentet për ndryshimet në Kushtetuten e Republikës Socialiste të Serbisë me disa fjali hyrëse se ajo ishte ditë e rendësishme, pasi me ato amandamete do zgjidheshin konfliktet që kishin zgjatur shumë në realcionin Kosovë –Serbi etj. Në emër të Qevrisëe kishin caktuar të fliste zëvedëskryeministri shqiptar, një dajlë i ri, jurist, që mëherët ishte mbajtur mirë, kishte kundërshtuar amndamentin 47. Sigurisht se kishte hezituar të fliste, kishte pasur mëdyshje dhe një dramë shpirtërore andaj kishte pyetur Isanë (Mustafa) se çfarë të bënte, si të dilte nga kjo situatë. Më vonë Isai më kishte thenë se i kishte sygjeruar të mos vinte fare atë ditë në Kuvend e nëse donte të gjente ndonjë arësyetim. Por ai si duket kishte qenë nën presion të të tjerëve dhe nuk kishte gjetur forcën të sëmuhej dhe po fliste në stilin se këto ndryshime në esencë nuk preknin pozitën e Kosovës si element konstituiv i Federatës dhe strukturën institucionale të Kosovës, se rregullonin marrëdhënit me Serbinë, pa iu referuaar nenit 47 i cili hapte rrugën që po të aprovohej, Serbia mundë bënte gjithëçka që donte pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës. Ky ishte fillimi i zhgënjimit tim. Zhgënjimi vijues ishte diskutimi i një profesori dhe ekpserti shumë të mirë të së drejtës kushtetuese i cili sa më kujtohet thoshte se këto ndryshime ai me koshinecën e tij njerëzore dhe profesionale nuk i konsideronte të mira, por tha se ai kishte besim në politikën e LKJ mbi barazinë nacionale dhe meqenëse forumet partiake kanë përkrahur këto ndryshime edhe ai do të ndiqte vendimet e tyre. Në skenë dolen dy deputet të ri. Melihate Termkolli nga Prishtina dhe Riza Lluka nga Peja që me diskutimet e tyre i kundershtuan ndryshimet. Melihatja, një juriste e re, deri atherë anonime, nuk e njihja fare, bëri një diskutim shumë të fortë e të guximshëm dhe në aspektin profesional të shkëlqyeshëm që po e zhveshte hipokriznë e këtij skenari dhe të diskursit se Kosova nuk po humbte asgjë. Riza diskutoi shkurtë e qartë se amandamenti 47 nuk duhej të aprovohej. Tash nuk më kujtohen diskutimet e tjera shumica e të cilave kishin qenë në favor të aprovimit. Jokanovic hodhi në votim pakon e amandamenteve, jo një nga një siç do të duhej në fakt. Kush është për? Një rrëmujë duarësh të ngritura, nuk i numroi sa. Kush është kundër … i numroi: 13, tha. Nuk pyeti kush abstenonte per te numruar edhe kete lloj votimi siç do të duhej.
Konstatoj – tha ai, se Kuvendi i Kosovës dha pëlqimin për amandamentet për ndryshimin e Kushtetutës së RS të Serbisë.
U ngriten në këmbë ata që ishin në sallë, filluan duartrokitjet, të disave me entuziazëm, të disa me shpirt të thyer që po ngriteshin ngadalë që duart nuk u funksionon mirë por që konformizmi dhe karrierizmi u kishte thyer shpiertin e u kishte bllokuar kurajon. Shumëçka nga porcedura e votimit dhe amosfera e krijuar ishte jashtë rregullores së Kuvendit:Nuk ishin numruar votat për dhe ata që kishin abstenuar, por ishte tejet deshpruese dhe disfatë për Kosovën se vetëm 13 deputetë kishin votuar kundër dhe ata ishin deputet krysisht të rinj që vinin nga universiteti ose ndërmarrjet, pra nuk ishin politikanë, asnjëri nga esablishmenti politik. Kjo ishte disfatë e madhe për atë klasë politike. Më vonë kjo procedurë votimi, nuk di me iniciativë të kujt, do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe ata do ta shpallin jo të rregullt, por nga zhurma dhe e euforia serbe kjo nuk do të dëgjohet, bile më duket se do të harrohet, edhe më vonë nuk permendet ky fakt shumë domethënës. Disa mendojnë edhe sot se historia fillon vetëm me ata vetë.
Jashtë asaj salle Kosova e dëshmonte se do të qëndronte në atë “no pasaran” që i kishte deklaruar “Projektit Milosevic”…