Muhamet Mustafa: Privatizimi i metejme i tokave në administrim të AKP do çasje të kujdeshme dhe politika efektive

14.07.2017 22:26:11

 

PRIVATZIMI I DERITASHEM I TOKES MJAFTE I ERRTE

Privatzimi ne Kosove në përgjithsi është përcjelle me shume probleme dhe kontraverza dhe kjo vlen sidomos për tokën. Ajo qe ka shkuar tëpër lire janë tokat që janë shitur se bashku me objektet industriale e publike , kjo vlen edhe për kopmplekse te caktuara tokash në kuader te ish KBI apo kooperativave bujqësore. Pikërtisht tek tokat duhet të jene keqpërdorimet dhe aferat më të medha. Duket se jane diku rreth 20 -25 mijë hektare tokë në pronsësi shoqërore e pa privatizuar dhe admnistruar nga AKP. Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, tregti dhe industri gjatë shqyretimit te raporteve të AKP në dy vitet e fundit , ka kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i AKP që të beje një studim i cili do te ndihmonte qe të përkufizohen politikat me të mira për këtë aset publik. A duhet të privatizohen sipas modelit te deritashem ( kjo është shumë e qartë se duhet të evitohet një praktike e tille), a mund te këtë  një model më të mirë privatizimi apo duhet të krijohet një Agujencion qe do të qeveriste tokën publike edhe do ta ofronte për prodhim bujqesor ( p.sh. koncesion për një periudhe te cajktuar_) po edhe për te ofruar këtë aset për qellimet qe i ka definuar Ligji për Investimet Strategjike .Perrkunder disa shembujev të  mirë, aty ketu, në përgjithsi tregimi për privatzimin e deritashem të tokës ësht[ mjaft i errte. Andaj artikulli më poshtë nuk jep një pasqyrim të plotë.