Muharrem Svarqa: Do të përkrahim çdo projekt apo ide qëllimmirë të qytetarëve

08.10.2017 22:28:04

Kryetari Svarqa, mori pjesë në hapje e garës me xhipa sportivë që për herë të parë filloi në Ferizaj.

Përkushtimi i kryetarit Svarqa që të mbështesë nisiativa të ndryshme, që të ndihmojë në realizimin e tyre, u dëshmua edhe kësaj radhe, jo vetëm me praninë e tij në hapje, por edhe me premtimin për të mbështetur çdo lloj plani apo ideje të qytetarëve.

Këto u njoftuan nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të kryetarit Svarqa të cilin mund ta lexoni më poshtë:

“Sporti mbetet ndër pasionet më të veçanta të njerzëve. Ferizaj sot tregoi se sa shumë i don e mirëpret spiortistët e të gjitha kategorive. Gara me xhipa sportiv na nderoi si institucion dhe si qytet dhe do të mbetet e shënuar në historinë tone si garë që filloi për herë të parë nga këtu. Bashkë treguam se mund të organizojmë edhe gara të panjohura më parë e të triumfojmë gjatë tyre. Përkrahja jonë nuk do të mungojë në asnjë rast kur ka ide e plane qëllim mira nga secili qytetar i Ferizajt.”