Muharrem Svarqa: Do të punojmë për fitore në Ferizaj

22.10.2017 22:17:20

Muharrem Svarqa, kryetari i tanishëm i Ferizajt, i cili kandidon edhe një herë për këtë post ka thënë se do të punojnë që ta fitojnë Ferizajn.

“Rezultate që po vijnë flasin për një atmosferë festive –  LDK po rikthehet në Kosovë si alternativë e vetëm për Kosovën”, ka thënë Svarqa.

“Besoj se kjo punë është arritur si rezultat i punës permanente të të gjithëve”.

“Në bazë të rezultateve kemi fituar bindshëm në disa fshatrave të mëdha”.

“Ne do të presim rezultate e KQZ sepse vetëm ato i shohim si legjitime”.

“Edhe nëse jemi të dytët ne nuk do të ndalim për frymën e fitores”.

“Kemi opsione të hapura për të gjithë partnerët”.