Muharrem Svarqa: Si në Sojevë, edhe në vendbanime të tjera do të ketë shumë projekte!

03.11.2017 16:47:55

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, vazhdon realizimin e projekteve në dobi të komunitetit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, z. Svarqa njofton për investime të mira e të dobishme, siç i quan ai, në lagjen e Dragoshëve në Sojevë, e që ka vlerë rreth 300 mijë euro.

Ky është postimi i plotë i z. Svarqa:

Investimet e mira e të dobishme nga sot do t’i gëzojnë edhe banorët e lagjes së Dragoshëve në fshatin Sojevë. Rreth 300 mijë euro janë orientuar në asfaltimin e rrugës dhe plotësimin e saj me infrastrukturë moderne. Për Sojevën e fshatrat e tjera komuna po planifikon edhe shumë projekte tejet të rëdësishme.