Muharremaj: Suhareka humbi shumë, dështoi t’i gjejë hapësirë investitorit gjerman .

11.10.2016 15:54:03

Deputeti Bali Muharremaj, që është edhe kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ka reaguar pas lajmit se Komuna e Suharekës nuk ka qenë në gjendje t’i sigurojë hapësirë një investitori për të investuar në këtë Komunë.

Siç shkruan ai, Qeveria Komunale e Therandës, paska dështuar që t’i gjejë një hapsirë investitorit gjerman, për ndërtimin  një Qendre  Klinike Universitare.

Ai thotë se është dëshpruese se si kjo ka kaluar në heshtje, duke mos u konsultuar as me subjektet politike, deputetët nga Komuna e as me qytetarët apo ekspertët e kësaj fushe, ku sipas tij me një mobilizim të përgjithshëm pa dallime politike do ta ndihmonim Komunën të gjithë.

“Ikja e mundësisë dhe gjithashtu edhe e investitorit, mendoj se si shancë vie shumë rrallë dhe nga neglizhenca e tillë, mund të na ikin edhe investitorë të tjerë. Megjithëse janë kërkuar shumë hektarë, mendoj se gjithmonë ekziston një mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje”, vlerëson ai.

Kësaj radhe, sipas deputetit Muharremaj,  Theranda humbi shumë. Dhe kjo humbje, sipas tij, duhet t’i faturohet si dështim qeverisjes aktuale në Komunë