Muhaxheri thotë se e kemi nën kontroll situatën pas vërshimieve në Pejë

05.02.2018 11:10:17

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është i impenjuar shumë në përballimin  e situatës së krijuar nga të reshurat e javës që lamë pas.

Z. Muhaxheri ka njoftuar se Peja ka përballuar tashmë motin e rëndë dhe po punohet që të vihet situata ne kontrollë nga vërshimët në të ardhmen.

Kryetari Muhaxheri u bën thirrje qytetarëve që të mos hudhin mbeturina në lumë dhe nëpër kanale, por të kujdesen për pastërtinë e qytetit.

Ky është postimi i plotë i z. Muhaxheri:

Peja ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit, duke punuar gjithëherë sa më shumë ta kemi situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen. Apeloj, të mos hudhni mbeturina në shtratin e lumit e as nëpër kanale, dhe ta mbajmë qytetin të pastër prej mbeturinave.

I juaji,
#GazMuhaxheri
#SiguriePermbytjeve
#PejaePaster