Mund të jetonim të lirë/ poezi nga Dije Lohaj

17.12.2020 14:52:51
E keni parasysh se sa e vështirë
êshtë bêrë jeta në atdhe,
ku politikanët
të kujtojnē vinça eskavatorēsh,
që zgjatin duart
pêr të na e marrë kafshatēn e fundit,
dhe ato fije bari që mbjellim
na i betonojnë,
e nuk na lēnē as një lule për farë,
as edhe një për muranë.
E keni parasysh
se si duket një kafaz
i tillë si i të një kopshtit zologjik,
ashtu duket atdheu ynë
me njerëz të ngujuar
që enden me fatura në xhep,
me kualitete të dobëta dëshirash
me mosbesim marrin nurin e këtij kafazi
duke e gërryer baltēn e dheut
duke rendur
pas njē fantomi tē çuditshēm
pa e dashur askë,
as vetveten…
Ne edhe mund të çliroheshim
po t’i mbledhnim ditët tona
si kokrrat e grurit nē fund tē pjekurisë
siç i bluanim në gurë mulliri
ashtu siç di ai mullisi i mirë,
për t’i hargjuar ditët tona lirisē
pa qenë të dëshpëruar
dhe pa shpikur vogēlsitë…
Përfundimisht
do tē mund të çliroheshim
po të mos e ushqenim
këtë kordon të kalbur
që ështē majmur
duke ngrënë asfalte,
e duke shtypur statuja
në ajrin e djegur nga rrufeja
nē pëlcitjen e lëkurave
të trazuara
pa e majmur aurorēn e lirisē..