Mungesa e targave: do të hetohet tenderi për prodhimin e tyre

10.10.2016 15:00:07

Prokurorja e shtetit Laura Pula e ka autorizuar Gjyatën Themelore në Prishtinë qe të nisë hetimet lidhur me këtë tender.

Burime të Prokurorise i kane thene Gazetes Monitor se kjo ka ardhur pas ngritjes së dyshimeve nga Zv. Ministri i Punëve të Brendshme lidhur me këtë tender.

Mungesa e targave dhe heshtja e paarsyeshme e prokurorisë

“Kaluan gati një vit e qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mos pajisen me target e automjeteve. Dikush është fajtor për këtë situatë të krijuar. Prokuroria duhet të filloj hetimet, sepse nuk ka asnjë mundësi që të kenë të drejtë të dy palët. Nëse zyrtarët e MPB-së kanë vendosur gabimisht, atëhere le të jenë ata që të japin përgjegjësi. Nëse ndodh e kundërta , pra që zyrtarët e MPB-së kanë vendosur drejtë dhe se vendimet e tyre padrejtësisht janë anuluar nga OSHP , atëhere këta të dytët duhet të japin përgjegjësi”, pati thënë zv.ministri Mustafa.

Kosovarët tash e sa muaj po vozitin veturat e tyre me targa provuese.