Murat Jashari i bie pishman, thotë se nuk deshi ta vrasë Azem Vllasin

14.03.2017 16:27:45
I dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Murat Jashari, sot gjatë ditës ka dal para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai para gjyqtarit në seancën për caktimin e masës së sigurisë ka thënë se nuk ka dashur që ta vrasë Azem Vllasin, por vetëm që ta lëndojë fizikisht. E gjithë kjo sipas Jasharit për shkak të së kaluarës politike të Vllasit.

Ndërkohë që gjykata shumë shpejtë pritet që të dal me vendim për caktimin e masës së ndalimit për tre të dyshuarit, për tenti-vrasjen e Azem Vllasit.

Kujtojmë që prokurori i rastit ka kërkuar një muaj paraburgim për Murat Jasharin, të dyshuar për tentim-vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi.

Pas një ore pritet të merret vendimi.