Muri do të rrënohet nga autoritet komunale të Mitrovicës veriore

04.02.2017 01:40:46

Kështu thonë burime të fokusi.org, sipas të cilëve ky mur do të rrënohet brenda dy ditësh.

Marrëveshja e arritur ndërmjet autoriteteve qeveritare dhe atyre komunale, parasheh rrënimin e murit, dhe kthimin e gjendjes në terren siç ka qenë para se të ndërtohej.

Në këtë mënyrë, pritet të marrë fund odiseada e këtij muri që kishte qenë një provokim i radhës i autoriteteve komunale të Mitrovicës veriore të nxitura nga Qeveria e Serbisë.

Detaje rreth kësaj marrëveshje do të jepen shumë shpejt!/fokusi.org