Mustafa: Demarkacioni votohet sipas Marrëveshjes së Parë, kauza e Haradianjt ishte fiktive

17.02.2018 12:36:33

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, e ka mirëpritur nismën për ta rishikuar marrëveshjen për Demarkacionin.

Por thotë se kjo çështje deri më tani ishte një kauzë fiktive politike e atyre që e refuzuan marrëveshjen ekzistuese, për të cilën Mustafa edhe ishte rrëzuar nga Qeveria.

“Është lajm i mirë që Kosova tashmë po e përmbyll procesin e demarkacionit me Malin e Zi në përputhje të plotë me Marrëveshjen e parë, e zvarritur padrejtësisht deri tani, për një kauzë fiktive politike”, ka thënë Mustsafa.

Mustafa, duke uruar 10 vjetorin e Pavarësisë, ka thënë se po e gjen Kosovën me të arritura evidente por edhe ngecje në disa drejtime.

“Mirënjohje të posaçme për atë që kemi arritur meritojnë partnerët tanë euroatlantikë, SHBA-të, vendet e BE-së dhe shtetet tjera mike, pa përkrahjen e të cilave, Kosova nuk do të ishte ku është sot”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social.