Mustafa: Edhe mua më ka rënë hise të merrem me projektin e ujësjellësit

17.03.2017 13:38:35
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur shumë i kënaqur me promovimin e investimit të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, për të furnizuar me ujë 24 orë.

“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, të ujit, energjisë, të ngrohjes që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si kryeqendër, por edhe komunat tjera”, ka thënë Mustafa në përurimin e fabrikës së ujit në Shkabaj, njofton Klan Kosova.

Sipas kryeministrit me këtë projekt nuk po zgjidhet problemi vetëm për Prishtinën por edhe për gjashtë ë komuna tjetra.

“Edhe mua më ka rënë hise ta përgatisë dokumentacionin për këtë investim. Më vjen mirë që komuna i ka përmbush të gjitha pikat për këtë projekt”, ka shtuar Mustafa.

“Kemi arritur që ky projekt të kryhet përafërsisht ne afatin e paraparë”, ka pohuar ai.

Dhe në fund, Mustafa ka thënë se s’ka gjë më të mirë se sa qytetarëve tu sigurohet uji dhe nevojat elementare në jetë.