Mustafa: Familja Jashari nuk kurseu asgjë për lirinë që e gëzojmë sot

05.03.2018 18:25:51
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse gjendet jashtë vendit për arsye shëndetësore, nuk ka harruar që të kujtojë veprën e komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në 20 vjetorin e rënies së tyre.

“Lavdi për jetë e mot Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Hamzë Jasharit dhe krejt Familjes Heroike Jashari që nuk kursyen asgjë për lirinë që sot e gëzojmë ne!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.