Mustafa: FSK mund të shndërrohet në ushtri vetëm me ndryshimet kushtetuese

14.02.2017 18:33:47

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për formimin e ushtrisë së Kosovës, ka thënë se vendi është gati për ushtri.

“Policia e Kosovës vlerësohet për organizim si më e mira në rajon, poashtu edhe Agjencioni Kosovarë i Inteligjencës është vlerësuar si më efikasi në rajon, edhe për luftimin e terrorizmin dhe gjera të tjetra”, tha Mustafa, sipas tij Kosova është gati për ushtri.

Sipas kryeministrit, Kosova meriton të ketë ushtrinë e saj, ai tha se është interes i Kosovës dhe qytetarëve të saj që të bëhet pjesë e NATO-s, transmeton lajmi.net.

“Jemi të gatshëm të marrim pjesë në misione paqeruajtëse dhe humanitare”, tha Mustafa.

Kryeministri ka thënë se NATO dhe partnerët strategjikë mbesin të përkushtuar që FSK mund të transformohet në ushtri me ndryshime kushtetuese. Me pas Mustafa tha se për këtë arsyeje qeveria ka bërë përgatitjet e mundshme për këto ndryshime kushtetuese.

Tutje, Mustafa tha se Qeveria dhe presidenca është munduar t’i sqarojë Listës Serbe transformimin e FSK në ushtri, por kjo nuk është arrit, këto gjëra i janë përcjellë edhe komitetit ndërkombëtar, ka kryeministri Mustafa.

Kemi përkrahje nga NATO, SHBA dhe partneritete tjera ndërkombëtare për formimin e ushtrisë.