Mustafa: Istogu është kështjellë e pamposhtur e LDK-së

13.05.2017 19:13:02
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa sot ka marrë pjesë në festimin e 27 vjetorit të LDK-së në Istog.

Ai në një postim në facebook Istogun e ka cilësuar si kështjellë të pamposhtur të partisë që drejton, transmeton lajmi.net

“Istogu rikonfirmoi sot se është Kështjellë e pamposhtshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Sipas tij, unitetin dhe zhvillimin në komunën e Istogut i garanton vetëm LDK-ja.

“Pas 27 vjetë fitoresh të njëpasnjëshme, Dega e LDK-së në Istog po “gufon” me të reja e rinj, të cilët na sigurojnë se Istogu do të mbetet bastion i mirëqeverisjes, unitetit dhe zhvillimit, të cilat i garanton vetëm LDK-ja”, ka shkruar lideri i LDK-së në facebook.