Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion

18.11.2016 11:27:27

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar vlerësim pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se raporti i Transparency Internacionale tregon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyre me korrupsionin janë të ndryshme.

Ai ka thënë se janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar.

Mustafa ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për ta luftuar korrupsionin por ka thënë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të “paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu e izolojmë veten”, ka thënë Mustafa.