Mustafa: Kemi arritur të zgjidhim çështje të grumbulluara për 17 vjet. Propaganda serbe “lajme të rreme”.

12.02.2017 13:43:21

Kryeministri Mustafa në një intervistë dhënë telegrafit, ka folur për çështjet aktuale vendore dhe rajonale, siç është çështja e qeverisjes së vendit, të kërkesave të ndryshme për zgjedhje të parakohshme, për çështjen e trenit, të murit, të propagandës serbe kundër Kosovës etj., transmeton fokusi.org

I pyetur për propagandën serbe se gjoja Kosova po përgaitet për luftë, kryeministri Mustafa është përgjigjur “se propaganda mediale në Beograd karakterizohet nga një shpërputhje e paparë me realitetin”, dhe të gjitha lajmet e këtilla, i quan në ato që në botë po quhen lajme të rreme, apo “fake news”. Përndryshe, sipas kryeministrit Mustafa,  “Republika e Kosovës është modeli më i mirë rajonal dhe më gjerë i shtetit demokratik, i cili ofron të drejtat më të avancuara si dhe siguri të plotë për komunitetet jo shumicë.”

Lidhur me çështjen e murit, përkatësisht me debatet e ndryshme publike lidhur me të, kryeministri Mustafa tha se ” unë preferoj të flas për atë që po ndodhë, dhe jo për atë që po thuhet”, duke bërë të qartë se tjetër po nodh e tjetër po thuhet. Sipas kryeministrit Mustafa “U tha që treni hyn në Kosovë, por nuk hyri. Bile, pati që kërkuan dorëheqje “pse hyri treni”! U tha që muri nuk rrëzohet, por u rrëzua. Po thuhet që po ndërtohet një mur i ri, por nuk është e vërtetë.”. Kurse, “sipas planit, për të cilin janë pajtuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, aty nuk do të ndërtohet mur, por do të ndërtohet një shesh për këmbësorë, me disa pjesë përcjellëse, të cilat do të jenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe praktikat e ndërtimit të shesheve.” – ka shtuar kryeministri Mustafa. Kryeministri Mustafa, më tej këtë e quan marrëveshje të brendshme, e jo marrëveshje me Serbinë. transmeton fokusi.org

Për çështjen e dialot me Serbinë dhe me formatin e këtij dialogu, kryeministri Mustafa, pasi ka theksuar se kjo çështje nuk është çështje e njëanshme e Kosovës, dhe pasi që theksuar se dialogu është në fazën përmbyllëse dhe më dinamike, ka thënë se “Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të shpejtë.”.

Një përgjigje të qartë dhe konkrete, kryeministri ka dhënë edhe lidhur me kërkesën e opozitës dhe të individëve të ndryshëm për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se një opozitë që nuk kërkon zgjedhje nuk është opizitë, si dhe koalicioni nuk është bërë as për qejfe të individëve as nuk prishet për “analiza” dhe qejfe të individëve. Më pastaj, krye ministri Mustafa ka theksuar: “Kjo Qeveri ka përmbyllur MSA-në, ka bërë reforma të mëdha ekonomike, ka shënuar rritjen ekonomik më të lartë në regjion për dy vite rresht dhe Buxhet 2 miliardë euro, ka zgjidhur pas 17 vjetësh çështjen e Trepçës dhe çështjen e veteranëve, uli papunësinë nga 35% në 26%, rriti pensionet deri në 70%, rriti asistencën sociale 25%, plotësoi kriteret dhe mori rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave, krijoi kushte që Kosova të ecë përpara në anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, bëri të mundshme pajisjen me Kod Shtetëror Telefonik, u ballafaqua me sfidat e brendshme dhe të jashtme, që po e lufton me çdo mjet korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe ka përmendur çështjen e transformit të FSK-së.

Në intervistën dhënë telegarafit, kryeministri Mustafa nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e “Trepçës” dhe të veteranëve, duke konsideruar se “Parimore është t’ia avancosh rrugën integruese vendit duke përmbyllur MSA-në, dhe duke përmbushur kriteret për liberalizim vizash, të bësh reforma të gjithanshme, të arrish zhvillim ekonomik, të zgjidhësh brenda 2 vjetësh qeverisjeje çështje të hapura për 17 vjet, si çështja e Trepçës dhe e veteranëve, që të forcosh shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar, që të mos lejosh zhytjen e vendit në kaos e anarki, që të ulësh papunësinë, të rritësh pensionet dhe asistencën sociale, të pajisësh vendin me Kod Shtetëror Telefonik, e jo të shkruash letra kundër realizimit të një të arriture të tillë, që të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, e shumë të arritura të tjera që i kemi realizuar gjatë kësaj kohe.”

Në këtë intervistë, kryeministri Mustafa, po ashtu, ka folur edhe për çështjen e demrakacionit me Malin e Zi dhe ka vënë në vëmendje se është krijuar Komisioni për majten e territorit, në të cilin janë të ftuar nga: “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Tri partitë opozitare, Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore, Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit dhe dy ekspertë nga shoqëria civile, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia e Ujërave, Agjencia e Pyjeve, KOSTT-i, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Policia e Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Kryetari i Komunës së Pejës, Kryetari i Komunës së Deçanit, Kryetari i Komunës së Istogut, Kryetari i Komunës së Junikut dhe dy përfaqësues nga Rajoni i Rugovës në Pejë.”.

Sipas kryeministrit Mustafa, pasi ky Komision ta kryejë punën e tij, Raporti do të miratohet në Qeveri dhe do të njoftohet Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës. – ka thënë në fund kryeministri Mustafa.