Mustafa: Kosova bënë histori, suksesi i madh tanimë është arritur

01.08.2016 18:25:15

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është duke e bërë historinë, pasi sportistët kosovarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Sipas tij, suksesi i madh është arritur falë falë Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatave të Sportit, Ministrisë dhe të rinjve kosovarë./Indeksonline/

Lexoni statusin e plotë të Mustafës në Facebook:

Kosova bën histori! Me sportistët tanë, marrim pjesë në ngjarjen më të madhe sportive në botë. Suksesi i madh tanimë është arritur, falë Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatave të Sportit, Ministrisë dhe para së gjithash, të rinjëve tanë. Barrierat e pa drejta shumëvjeçare u thyen. Do të investojmë dhe përkrahim sportistët tanë!