MUSTAFA: NËSE KA QË S`KANË LUFTUAR PASTËR, DREJTËSIA PËR ATË ËSHTË

14.01.2019 20:17:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur të hënën për Gjykatën Speciale.

Sa i përket ftesave për ish-pjesëtarët e UÇK-së nga Gjykata Speciale, Mustafa, tha se mirëpresin që të gjithë të dalin të pafajshëm, mirëpo nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, ‘drejtësia për atë është’.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e Kadri Veselit, për Gjykatën Speciale. “Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIk-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike.