Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kelmendi dhe qytetarëve të Kosovës pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe intelektualit të shquar të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.






































