Mustafa ngushëllon familjarët pas vdekjes së Haxhi Gani Shahinit

11.08.2017 14:30:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Shahini pas ndarjes nga jeta të Haxhi Gani Shahini veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e LDK-së në Shtimje.

Në telegram thuhet:

E nderuara Familje Shahini,

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej themeluesve dhe aktivistit të dalluar të LDK-së në Shtimje, Haxhi Gani Shahini.

Në emër të LDK-së dhe të strukturave të saj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Shahini, për Shtimjen e më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lavdi!

Akademik Isa Mustafa,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh kryeministri i Republikës së Kosovës.