Mustafa ngushëllon familjen Peci

09.12.2017 14:10:34

Isa mustafa nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook ngushëllon familjen Peci për humbjen e aktorit të njohur e shumë të dashur për publikun, Blerim Pecin.

POSTIMI I PLOTË I MUSTAFËS:

Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin. Njeriun që interpretoi e trajtoi temat e përditshmërisë sonë, të gëzueshme e të dhimbshme, por me aftësitë e veçantitë e tij hyri në zemrat tona. Humbën një njeri që do ti epte shumë artit të Kosovës. Me këtë rast ngushëlloj Familjen Peci, RTK-në dhe bashkëqytetarët që e adhuruan aq shumë.