Mustafa: Nuk do të lejojmë kthimin e Kosovës, në rezolutën 1244

22.12.2017 23:10:32

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka theksuar se qëndrimet e LDK-së, janë ato të mahershmet rreth kësaj çështje.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se duhet të kemi bashkëpunim me miqtë tonë.

“Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe evro – atlantike. LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë dhe do të jetë kundër. Nuk do të lejojmë që të rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës, dhe kthimi në rezolutën 1244”, ka shtuar Mustafa.

Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje të koordinojmë punët me subjektet tjera politike, që të mos e rrezikojmë shtetin dhe të mossifdohet vendi me bashkësinë ndërkombëtare.