Mustafa nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

12.05.2017 18:16:18
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 thotë se PDK iu frikësua suksesit të LDK-së në qeverisje dhe e prishi koalicionin!

Me mënyrën se si u rrezua qeveria, Mustafa është i bindur se do të humb vetëm PDK-ja ndërsa partia e tij do t’i fitoj zgjedhjet.

Kryetari i LDK-së  nuk e përjashton mundësinë e koalicionit parazgjedhor me VV ndërsa zotohet se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë edhe një herë në koalicion me PDK!