Mustafa: Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran

01.09.2016 07:52:36

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj opinionit të profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se profesori nuk ka marr pjesë në asnjë tubim shkencor dhe nuk ka pasur rast të mësoj argumentet shkencore.

Kryeministri ka thënë se i dhimbset akademik Hivzi Islami që me përkushtim ka kontribuuar në atë takim, në vend të vlerësohej, si u atakua me sjellje huligane.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës:

Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Weller, besoj kurr ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.

Nuk më dhimbset shumë profesori Weller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane. Veç edhe Marc Welleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.

Argumente shkencore, se s’ka mahi!