Mustafa: Përherë mirënjohës bacit Tush

05.08.2017 16:02:13

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Muhamet Lladrovcit, babait të heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.

Ai ka thënë se Muhamet Lladrovci – baci Tush do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e çmuar për lirinë e Kosovës, duke mos kursyer asgjë në këtë udhë të shenjtë.

“Familja Lladrovci gjatë angazhimit të plotë në shërbim të çështjes kombëtare, i dha vendit dy prej heronjve më të mëdhenj të luftës çlirimtare, luftëtarët e paepur Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, andaj, qytetarët dhe shteti i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës bacit Tush dhe familjes Lladrovci për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.