Mustafa shprehet lidhur me rritjen ekonomike, papunësinë dhe investimet e huaja në Kosovë

02.04.2019 14:04:31

Kryetari i LDK-së e quan lajm të mirë vayhdimin e kryesimit të Kosovës në rajon për rritje ekonomike, por po ashtu, kritikon ashpër faktin se gjatë dy viteve të fundit, kjo rritje ekonomike nuk po shoqërohet me rritje të vendeve të punës.

Në një postim në facebook, z. Mustafa, thekson se ka rënie të vendeve të punës, si dhe të investimeve të huaja në Kosovë.

Ky ëdhtë postimi i plotë i kryetarit Mustafa në facebook:

Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!
Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.
Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.
Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don! IM