Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se akoma nuk është marrë ndonjë vendim sa i përket asaj se a do të prishet ose jo koalicioni mes partisë së tij dhe PDK-së.
Në përurimin e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugëve Prishtinë – Veternik, Mustafa tha se momentalisht vendi është duke u qeverisur mirë.
Ndërkaq, në lidhje me këtë projekt, ai tha se kjo nuk po bëhet për ndonjë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale e as për ndonjë fushatë për zgjedhje nacionale.