Mustafa takohet me dy ambasadorë

26.09.2018 21:05:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është rikthyer aktiviteteve politike duke bërë kështu takime të ndryshme radhazi.
Pas takimi të djeshëm në shtëpinë e tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti- Mustafa ka zhvilluar dy takime tjera gjatë ditës së sotme.

Sipas një njoftimi të LDK-së, Mustafa sot u takua në takime të ndara me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.

Ata biseduan për rrjedhat e fundit politike duke përfshirë këtu edhe dialogun.

“Ju njoftojm se sot, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, në takime të ndara bisedoi për rrjedhat e fundit politike përfshirë dialogun, me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu”.