Mustafa: Ukë Bytyçi ishte lider i përmasave kombëtare

27.10.2017 23:22:08

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kujtuar ish kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin, në 15 vjetorin e vrasjes.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Para 15 vjetësh, pas fitores plebishitare në zgjedhjet lokale, u vra pabesisht burri i madh i Suharekës, lideri i përmasave kombëtare, Ukë Bytyçi”.

“Uka jetoi me nderë dhe luftoi e fitoi me dinjitet të gjitha betejat kombëtare e politike”.

“LDK-ja dhe qytetarët e vendit do ta përkujtojnë dhe nderojnë përherë simbolin e Suharekës, themeluesin e LDK-së dhe luftëtarin e lirisë, Ukë Bytyçin.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!”, ka shkruar Mustafa.