Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka uruar që Qeveria dhe Kuvendi i ri të themelohen qysh nesër.
Sipas tij, Qeveria në detyrë duhet të marrë vendime deri në krijimin e institucioneve të reja, njofton Klan Kosova.
Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pas shpalles së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 deputetë në Kuvendin e Kosovës, i pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetetë dhe koalicioni LDK-AKR me 29 deputetë.