Mustafi nuk festoi golin me bashkëlojtarët, por festën e tij e duan të gjithë tifozët

02.10.2016 21:18:24

Arsenali fitoi ndaj Burnleyt me golin e Laurent Koscielnyt në minutat e fundit të takimit.

Se fitorja ishte e rëndësishme, kjo më së miri tregohet edhe me festën e madhe pas golit.

Por, kur të gjithë lojtarët ishin duke festuar së bashku, Shkodran Mustafi, vendosi të feston me tifozët e klubit londinez që kishin udhëtuar në Turf Moor. Më pas edhe Mustafi i është bashkuar festës me lojtarët, por fillimin e golit e festoi me tifozët.

Kjo gjë është pëlqyer shumë nga Topçinjtë të cilët kanë filluar ta duan shumë mbrojtësin shqiptar.

E gjitha kjo pasi me ardhjen e tij, mbrojta e Arsenalit është thjesht e pakalueshme.