Naim Bazaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit?

30.10.2016 21:01:57

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, duket se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit.

Bazaj, në një postim në rrjetin social facebook, ka bërë me dije se tashmë ka filluar fushatën, ndonëse ende nuk janë shpallur zgjedhjet për këtë komunë nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Drenasi pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që tash e disa ditë është pa kryetar komune.

Ish kryetari Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’.capture