Naiviteti apo sinqeriteti i Albin Kurtit do “zbulohet” në negociatat me Serbinë

28.05.2021 11:48:47

1. Dialogu me Serbinë asesi s’duhet injoruar as nga qeveria e as nga Parlamenti i Kosovës, nē kuptimin e jogatishmërisē për tē krijuar njē konsenzus unik politik nacional. Sepse, në anēn tjetër tē “tavolinës” kemi Serbinē gjihnjë më tē konsoliduar si në aspektin e lobimit ashtu edhe nē atë të agjitimit për ta pranuar si Kosova ashtu edhe qendrat tjera vendimarrëse ndërkombëtare. Sepse, “kompromisi”që po përflitet si përmes “non paper-ave” ashtu edhe përmes kanaleve tjera diplomatike e jodiplomatike, duket qê do jetë tejet i dhimbshēm për Kosovën . Qeveria Kurti II ende nuk po shoh që ka përgjigje adekuate në”gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”- si po deklarohet me pompozitet Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq. Por, Pergjegjësia për mospërgaditje adekuate për dialogun (që unë që nga fillimi e kam identifikuar negocim!), si të qeveritarëve të djeshëm e opozitarëve të sotëm, ashtu edhe qeveritarëve të sotem, u takon dy palëve.

2. Qeveria Kurti II, duhet të lirohet nga retorika boshe dhe infantiliteti i kaluar politik për papërgjegjësi totale, ndaj negocimit me Serbinë me arsyetimin banal se “Amerika na ndihmon”!? Duke harruar kështu se, Amerika të ndihmon nëse edhe ti fillion t’i ndihmosh vetës tënde! Fati ynë që Amerika ka interesa në këtē pjesē tē botēs, por, edhe Amerika ka fat qē ka miq dhe aleat besnik jo vetēm shqiptarēt e Kosoves, po mbar Ballkanit. S’këndejmi, si suksesi ashtu edhe mossuksesi natyrisht që bien mbi qeverinē që i zhvillon këto negocime.

3. Faktori ndërkombëtarë jam shumē i bindur që “efensivat” e presionit të ardhshëm diplomatik do i instensifikoj pa ndalur mbi qeverinē e KM Albin Kurti; sepse, ajo padyshim qē do gjykojë mbi bazën e fuqisë së tij vendimarrēse elektorale, që me “peshën specifike” qē mori në zgjedhjet e fundit nacionale shumë më lehtë do të mund të ia “lidhë këmbët, nyjes kosovare”, se sa psh. ish lideri kosovar i paqes,Presidenti Ibrahim Rugova, apo ai i luftës, Presidenti Hashim Thaçi. Është e vetëkuptueshme, që si Brukselit ashtu edhe Washingtonit për t’u arrritur njē marrëveshje (hajde të themi pse jo edhe; historike!) midis serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, u duhet dhe u konvenon një fuqi e tillë ekzekutuese elektorale! Kurse ne të tjerët që i kemi besuar kauzës së ndryshimit, vetëm nē këtë rast do mund të kuptojmē si sinqeritetin, apo edhe naivitetin e KM Albin Kurti🤔