NASA publikon pamje mahnitëse të shpërthimeve në diell (Foto)

24.04.2017 13:57:15

Javën e kaluar, Nasa paralajmëroi se një vrimë e madhe në atmosferën e diellit ishte duke u kthyer në drejtim të Tokës, që mund të çojë në stuhi të madhe gjeomagnetike.

Agjencia e hapësirës tani ka lëshuar një video mahnitëse që shfaq shpërthimet në diell nga vrima.

Kjo vrimë pritet të dërgojë erëra diellore në drejtim të planetit tonë sot, transmeton Gazeta Express.

Stuhia mund të krijojë aurora mahnitëse nëpër botë dhe të çrregullojë rrjetet e energjisë elektrike.