Nataliya Apostolova: Mirëpret marrëveshjen e re të Demarkacionit

Nataliya Apostolova: Mirëpret marrëveshjen e re të Demarkacionit

24.02.2018 20:12:29

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur marrëveshjen e re të demarkacionit e arritur ndërmjet partive politike. Ajo ka ftuar edhe Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që ta përkrahin këtë marrëveshje, siç e quan ajo për të mirën e Kosovës.

 “Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave. E vendos Kosovën dhe të rinjtë e saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që po ashtu të përkrahin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar në Twitter, Nataliya Apostolova.